Loading…
E habitshme: Federata ruse uron Federatën e Futbollit të Kosovës, Serbia nuk mund ta besojë
  • 12/07/2018 | 12:23

E habitshme: Federata ruse uron Federatën e Futbollit të Kosovës, Serbia nuk mund ta besojë

Federata e Futbollit e Rusisë ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, Agim Ademit.


Në këtë urim, Federata ruse ka thënë se i gëzohet bashkëpunimit mes federatave tona duke i dëshiruar federatës sukses dhe prosperitet, transmeton gazetametro.net

“I gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese. Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”.

“Shpresoj që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”, është teksti i urimit që e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev.

Mirëpo, ky urim ka qenë i papritur për Serbinë.

“Këtë pak kush e ka pritur”, kanë shkruar disa media serbe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë