Loading…

E harron Çakorrin: Çun Lajçi tani merret me formimin e Qeverisë, nuk e sheh Albin Kurtin si Kryeministër

  • 20/10/2019 | 17:36

E harron Çakorrin: Çun Lajçi tani merret me formimin e Qeverisë, nuk e sheh Albin Kurtin si Kryeministër

Artisti i njohur Çun Lajçi, që ishte shumë aktiv gjatë kohës së fundit duke kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi dhe duke vajtuar në poezitë e tij për Çakorrin e Zhlebin, tani po merret me krijimin e Qeverisë së re, transmeton Gazeta Metro.


Lajçi po thotë se se votat nga KQZ po rinumërohen vetëm për ta futur NISMA’n në Qeveri, e ku kjo Qeveri sipas tij nuk do të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij ajo do të formohet nga LDK-PDK dhe NISMA e cila do ta kalon pragun pas rinumërimit.

Poezia e plotë nga Çun Lajçi:

Kosovë, kce përpjetë se s’kam ç’me t’ba

Ment po duen me m’dalë
Ti a s’po don me ndie a s’po don me pa
Krejt po e dinë përveç teje
Krejt po flasin e ti veshin n’tul
Çohu prej gjumit hapi sytë e ndëgjo
Po thonë
Kokrrat po rinumërohen jo se ishte ba gabim
Po pse po duhet pragun me kalua Finci e Pinci
Po Kosovë moj sorrë e zezë
Se t’ishe e bardhë do t’quheshe Dardani
Po e dredhojnë Ibrin, me ba bashkë me Drinin e Zi e t’Bardhë
Po thonë LDK_PDK_NISMA n’qeveri
VV-n’rts, siç thoshte Adelina
Be po t’baj se gabim s’ishin kokrrat, por tash po i dallashojnë
Tuti sorrat me praçkë Dradani se ato ta prunë emnin e zi prej Karpateve
KQZ-ja ma e zezë se sorra jote Kosovë

Prishtinë, 20.10.2019../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë