Loading…

E hodhi flamurin e Kosovës në WC, ambasada e jonë në Suedi e fton të mbajë fjalim

  • 06/03/2021 | 21:15

E hodhi flamurin e Kosovës në WC, ambasada e jonë në Suedi e fton të mbajë fjalim

Aktivisti i njohur i Lëvizjës Vetëvendosje, Frasher Oseku i cili vite më parë kishte përdhosur flamurin e Kosovës duke e hedhur atë mbi guacën e WC’së, duke thënë se ky flamur e ka vendin  këtu, i njëjti njeri është ftuar nga Ambasada e Kosovës në Stkoholm-të Suedisë, për të mbajtur një fjalim.


Ky gjë u bë e ditur nga Frasher Oseku, i cili ka shpërndarë në Facebook fjalin e tij të mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Suedi.

Faleminderit nga zemra

Posted by Frasher Oseku on Friday, March 5, 2021

Por cila kishte qenë arsyeja që e shtyri të bëjë këtë ftesë ambasadoren e Kosovës në Suedi, Shkendije Gecin?

Kjo ftesë e bërë, nga ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci supozohet të jetë bërë me dëshirën e saj për t’u ofruar më shumë me pushtetin e ri.

Por kush ishte Frasher Oseku dhe si kishte ndodhur arrestimi i tij

Katër vjet më parë aktivisti Frasher Oseku, ishte përfshirë në një debat virtual me Arbana Xharrën, ku njëherit edhe përdhosi flamurin e Kosoës duke e hedhur atë në mbi guacën e ËC-së.

“Arbana Xharra po thote qe ne te ” VV-se” nuk e dojme lecken e kalter?! Une vendin e duhur i jap dhe do i jap leckes. Une vendin e duhur i jap dhe do i jap leckes”, kishte shkruar Oseku

E këtij shkrimi ia ka kishte bashkangjitur një fotografi ku shihet falmuri i Kosovës i vendosur mbi guacën e ËC-së.

Tërë kjo storie ngjalli reagime të shumta, ku njëherit edhe e bëri të famshëm Osekun.

Ndërkaq një vit më vonë u arrestua nga Policia e Kosovës, dhe u lirua dhe ku njëjti bëri të i ngjallë aktivistë të shumtë të VV’së, duke reaguar nëpr rrjetet sociale për lirimin e tij, ku edhe lirimi i tij ndodhi brenda ditës, shkruan Periskopi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë