Loading…

‘E humba ëndrrën me Kosovën’, Muriqi emocionon pas golit ndaj Realit

  • 05/04/2026 | 13:39

‘E humba ëndrrën me Kosovën’, Muriqi emocionon pas golit ndaj Realit

Vedat Muriqi ishte heroi i Mallorcës dje, në fitoren e madhe ndaj Real Madridit në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Martin Demichelis triumfoi ndaj Realit, me shifrat prej 2-1.


Golin e fitores për Mallorcën e shënoi Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, në minutën e 91-të të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Muriqi falënderoi tifozët për mbështetjen.

“Kam kaluar 2 javë shumë të vështira emocionalisht. Erdha pas dështimit të një penalltie në minutën e 94-t, humbëm 1 pikë ndaj Alicante. Po ashtu kam humbur ëndrrën më të madhe të jetës sime: të luaj me kombëtaren time, Kosovën. Dhe papritmas, një gol fantastik. Faleminderit shumë, tifozë, e vlerësoj mbështetjen tuaj, më bën të lumtur. Do të vazhdojmë të luftojmë për Mallorcën”, tha ai në një video të publikuar nga Mallorca në “Facebook”.

Muriqi deri më tani ka 19 gola në La Liga, teksa ka një asistim në emrin e tij.

Mallorca momentalisht është në vendin e 17-të në La Liga, duke ikur nga zona e rënies pas fitores ndaj 36-herë kampionit të Spanjës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë