Loading…

“E hupi kontrollën”: Vetura përfundon e rrotulluar në mes të rrugës, një dëshmitare tregon se çfarë po bënte shoferi

  • 10/06/2021 | 09:53

“E hupi kontrollën”: Vetura përfundon e rrotulluar në mes të rrugës, një dëshmitare tregon se çfarë po bënte shoferi

Pamjet nga një kamerë veture kanë kapur momentin kur një makinë përfundoi duke u “rrotulluar” pasi u përpoq të parakalonte.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të filmuara rreth orës 9 të mëngjesit më 1 qershor, tregojnë furgonin e bardhë që papritmas po kalonte nëpër të dy korsitë e Churchill Way South në Salisbury – Angli.

Pasi parakaloi automjetin që po filmonte, makina futet në pjesën qendrore dhe “rrotullohet” në anën e tij para se të kthehet me kokë poshtë.

Dhe pjesë të veturës fluturojnë nga makina e bardhë ndërsa rrotullohet për tu ndalur, dhe një rrotë mund të shihet duke udhëtuar poshtë rrugës.

Pasagjeri në makinë tha se gruaja e tij, e cila po ngiste makinën, i tha atij që shoferi i furgonit kishte qenë ‘duke bërë gjeste dhe duke tundur grushtin dhe krahët’ ndërsa ishte pas tyre.

Policia e Wiltshire konfirmoi që shoferi i furgonit pësoi dëmtime në shpinë dhe kokë pas përplasjes dramatike të një automjeti javën e kaluar.

Ndërkohë mjekët kishin trajtuar automobilistin në vendin e ngjarjes dhe ai u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm.

Policia tha se lëndimet e tij nuk besohej të ishin ‘kërcënuese për jetën’.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë