Loading…
E jashtëzakonshme: Ky është sulmuesi që ka shënuar gol në 21 sezone radhazi në Bundesligë
  • 16/02/2019 | 21:22

E jashtëzakonshme: Ky është sulmuesi që ka shënuar gol në 21 sezone radhazi në Bundesligë

Hertha Berlin dhe Werder Bremen u ndan baraz në ndeshjen e javës së 22-të në Bundesligë, transmeton Gazeta Metro.


Rezultati final nga kjo ndeshje ishte 1 me 1. Hertha kalojë në epërsi në minutën e 25-të me golin e shënuar nga Davie Selke, por kur të gjithë menduan se loja ka përfunduar, në skenë u shfaq sulmuesi 40 vjeçar, Claudio Pizarro, i cili barazoi rezultatin në minutat shtesë.

Pas këtij goli të shënuar, Claudio Pizzarro, për momentin bëhet lojtari më i vjetër në histori të Bundesligës që ka shënuar gol në 21 sezone radhazi.

40 vjeçari nga Peru debutoi në Bundesligë në vitin 1999 me skuadrën e Werder Bremen dhe që nga ajo kohë deri më sot ai ka shënuar gol në çdo sezon në Gjermani. Gjatë këtyre viteve, Pizzarro ishte pjesë edhe e dy skuadrave tjera gjermane, Bayern Munich dhe Koln./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë