Loading…

E kaluara e “Qorrit” që u vra nga Policia e Kosovës: Këto ishin 25 aktakuzat ndaj tij në Gjykatën e Prizrenit

  • 24/09/2020 | 16:49

E kaluara e “Qorrit” që u vra nga Policia e Kosovës: Këto ishin 25 aktakuzat ndaj tij në Gjykatën e Prizrenit

Besnik Shala i njohur si “Qorri” i cili u vra mbrëmjen e së martës nga zyrtarët policor në Prizren, kishte një numër të madh të lëndëve në Gjykatën Themelore të këtij qyteti.


Mbi “Qorrin”, i njohur nga organet e rendit si person problematik rëndojnë 25 aktakuza të ngritura nga Prokuroria Themelore në Prizren për vepra të ndryshme kriminale.

Këto aktakuza, të ngritura që nga vitit 2009 e tutje,  janë ende në sirtarët e Gjykatës së Prizrenit.

Këtë e kanë konfirmuar për gazetën Objektiv zyra për media e kësaj gjykate duke dhënë detaje se për çfarë vepra ishte i akuzuar i ndjeri.

“Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kemi të pranuara gjithsej 25 aktakuza nga Prokuroria Themelore e Prizrenit  për vepra të ndryshme  penale si : kanosje, lëndim i lehtë trupor, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të  armëve, vjedhje e rëndë, vjedhje e rëndë në tentativë, vjedhje e rëndë në bashkëkryerje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Sipas Gjykatës së Prizrenit, disa nga këto lëndë janë zgjidhur, por për disa të tjera, Shala po kërkohej nga Policia për tu sjell me dhunë në Gjykatë.

“Për veprat penale të cekura më lart kemi lëndë të zgjidhura me aktgjykim, por kemi edhe disa lëndë aktive, për të cilat gjykata ka lëshuar disa urdhërarrest për sigurimin e prezencës së tij, pasi që i njëjti për një kohë ka qenë në arrati dhe i pakapshëm për organet e rendit”, thuhet më tej në përgjigjen e gjykatës.

Por, përkundër shumë veprave kriminale “Qorri” kishte mbajtur vetëm 29 muaj burgim efektiv, e disa muaj të tjerë nuk arriti t’i mbaj pasi u vra nga zyrtarët policor teksa po tentonte që me dy mjete shpërthyese dhe një pistoletë t’i sulmonte ata në Prizren.

“Sa i përket ekzekutimit  të dënimit: i njëjti për veprat penale të cekura më lart ka mbajtur gjithsej 29 muaj e 10 ditë burgim efektiv, ndërsa për dënimin me 8 muaj burgim efektiv i datës 01.10.2020 i njëjti  vendim nuk ka arritur të ekzekutohet”, përfundon përgjigjja e gjykatës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë