Në Çikagon e mbushur me borë, janë shënuar temperatura rekord të ulëta në 30 vitet e fundit, transmeton Gazeta Metro.
Të ftohtit, ndërkaq, disa nga banorët i ka inspiruar të bëjnë një eksperiment të vogël dhe në temperaturën -23 gradë Celsius të zbrazin birrën në një enë e pastaj ta hedhin në ajër.
Birra në temperaturë aq të uletë është ngrirë thuaja në çast.
Për shkak të temperaturave të ulëta, në Çikado mbretërojnë kushte të veçanta, ndërsa në aeroportin “O’Hara” janë anuluar mbi një mijë fluturimesh në shkuarje e ardhje./gazetametro.net