Loading…

‘E kapi për fyti, e goditi në fytyrë’ – Raporti i Policisë thotë se Liridon Leci e sulmoi Edisa Aliun

  • 12/10/2026 | 14:45

‘E kapi për fyti, e goditi në fytyrë’ – Raporti i Policisë thotë se Liridon Leci e sulmoi Edisa Aliun

Analisti i futbollit Liridon Leci dyshohet se e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë ish-futbollisten Edonisa Aliu, të dielën në mbrëmje, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”.


Sipas një raporti të Policisë së Kosovës, të siguruar nga Paparaci, incidenti ka ndodhur në objektin e RTV Dukagjinit në Shkabaj, ndërsa rasti po hetohet nga Stacioni Policor në Obiliq.

Në raportin fillestar të policisë thuhet se Aliu, e cila e ka paraqitur rastin në polici, është ofenduar me fjalë fyese nga Leci, i cili më pas dyshohet se e ka sulmuar.

Sipas raportit, në momentin e incidentit kanë qenë të pranishëm anëtarë të stafit dhe mysafirë të emisionit, përfshirë moderatorin Ndrecë Gjonaj dhe analistin e futbollit Faruk Statovci.

Raporti bën të ditur gjithashtu se Aliu ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Përplasja mes Lecit dhe Aliut, sipas të njëjtit raport, ka vazhduar edhe verbalisht në parkingun e televizionit RTV Dukagjini.

Rasti është nën hetim nga organet kompetente.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë