Loading…

E keni menduar ndonjëherë se kujt i përket qeni në rast shkurorëzimi

  • 29/10/2021 | 11:17

E keni menduar ndonjëherë se kujt i përket qeni në rast shkurorëzimi

Një gjykatës spanjoll ka vendosur t’i caktojë kujdestarinë e përbashkët një çifti të shkurorëzuar, të cilët kanë kërkuar nga gjykata të përcaktojë se me kë duhet të vazhdojë të jetojë kafsha e tyre, qeni Panda.

Gjykata e Madridit vendosi se të dyja palët ishin njëlloj përgjegjëse dhe duhet të vazhdojnë të kujdesen për qenin e tyre Panda.

Spanja aktualisht po përgatit një draft të një ligji të ri sipas të cilit kafshët nuk do të konsiderohen më “objekte”, por do të njihen ligjërisht si qenie të gjalla. Ky status do të lehtësojë procesin gjyqësor kur njëri nga partnerët kërkon kujdestarinë e përbashkët të kafshës shtëpiake pas shkurorëzimit.

Në cilësinë e provës çifti spanjoll ka dorëzuar në gjykatë kontratën e birësimit, faturat e shërbimeve të veterinerit dhe fotot në të cilat janë bërë të dy me qenin. Tani e tutje, Panda do të kalojë një muaj në mënyrë alternative me njërin ose tjetrin kujdestar.

Gjyqtari vlerësoi se “provat në procedurë nxjerrin në pah një marrëdhënie intime mes të dy paditësve dhe një qeni të denjë për kujdestarinë ligjore”. Në Britaninë e Madhe, qentë konsiderohen me ligj si qenie të pajetë, pra objekte si makina, shtëpi apo sende të tjera personale. Rastet e kujdestarisë zbresin në përcaktimin se kush është pronari i vetëm.

Nuk ka asnjë ligj në Australi se çfarë vendimesh duhet të marrin gjykatat pas një ndarjeje ose shkurorëzimi të një çifti kur bëhet fjalë për kafshët shtëpiake. Francezët ndryshuan ligjin e tyre në 2014.

Sipas tij, kafshët shtëpiake konsiderohen “qenie të gjalla dhe të ndjeshme”, jo “mallra të luajtshme”. Statusi i ri për kafshët shtëpiake franceze do të thotë që në çështjet gjyqësore të divorcit çiftet kanë të drejtë të luftojnë për kujdestarinë e përbashkët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë