Loading…

E kërcënoi pas ndeshjes dhe në rrjetet sociale, gjyqtari kosovar e paraqet trajnerin Liridon Lecin në Polici

  • 19/09/2023 | 18:23

E kërcënoi pas ndeshjes dhe në rrjetet sociale, gjyqtari kosovar e paraqet trajnerin Liridon Lecin në Polici

Liridon Lecit i ka dalë punë me polici pas ndeshjes që skuadra e udhëhequr nga ai Flamurtari e humbi në shtëpi nga Ramiz Sadiku me rezultatin 5:1.


Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së katërt të grupit B të Ligës së Parë.

Lecin e paraqiti në polici nga gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje, Ersen Janovali.

Komisioni i Garave i Federatë së Futbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari Janovali e ka paraqitur në polici pas kërcënimeve gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes nga trajneri i Flamurtarit, Liridon Leci. Siç shkruan në raportin e KG-së, Leci pas përfundimit të pjesës së parë ka vrapuar drejt gjyqtarit Janovali, të cilin e ka kërcënuar. Leci sipas KG-së me kaq nuk ishte ndalur.

“Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb tërësisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht dhe familjen e tij. Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë në baza familjare dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor, mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor, pastaj ndërhyn policia dhe e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Pas përfundimit të ndeshjes dhe të nesërmen, i njëjti ka vazhduar me kërcënimin përmes rrjeteve sociale për çka gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje ka hapur rast në polici”, shkruan tutje në raportin e KG të FFK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë