Në qytetin e Suharekës një grua është arrestuar nga Policia, pasi është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë të caktuar parash nga viktima, me qëllim të mos publikimit të disa fotove komprometuese të viktimës në rrjetet sociale.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten e datës 21 prill rreth orës 12:00 të ditës.
E dyshuara është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të rastit. /gazetametro.net