Qytetarët e Komunës së Gjilanit s’mund të nxjerrin certifikata lindjeje në e-Kisoka, e cila është vendosur në hyrje të objektit të Administratës Komunale dhe një në lagjen “Arbëria”.
Kjo shkaku se një zyrtar komunal, i cili kishte qenë i autorizuar për qasje në e-Kioska gjendet në pushim, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu qytetarët detyrohen që të marrin shërbimet në sportele të Administratës Komunale.
Nazim Gagica, drejtor i Administratës së Përgjithshme deklaron se ky problem ka lindur, ngase shefi i gjendjes civile, i cili ka pasur nënshkrimin e deponuar në e- Kioska gjendet në pushim, duke pamundësuar futjen e dokumenteve të reja në këtë shërbim.