Brazili ka shënuar fitore ndaj Zvicrës, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.
Golin e vetëm dhe të fitores për brazilianët e shënoi Casemiro.
Këtë ndeshje nga televizioni njëjtë si shumë shqiptarë nga e gjithë e bota, e shikoi edhe Andi Zeqiri, i cili nuk u ftua nga kombëtarja helvetike.
Zeqiri ka postuar një fotografi në Instagram, duke e mbështetur Zvicrën ndaj Brazilit.