Loading…

E konfirmojnë nga Qeveria: Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

  • 09/11/2021 | 11:00

E konfirmojnë nga Qeveria: Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Pjesëmarrjen e të parit të vendit në këtë forum që do të mbahet të enjten dhe të premten në Paris e që do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.


Ndërkohë që Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, samit ky i cili do të mbahet për herë të parë në SHBA.

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë treguan të premten për KosovaPrees se pse Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Serbia mbetën jashtë Samitit për Demokraci.

Në përgjigje u tha se jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë.

“Samiti për Demokraci i presidentit është një nga shumë nismat amerikane e fokusuar në avancimin e demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimit e respektimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë” u tha në përgjigjen e ambasadës, .

Megjithëkëtë nga ambasada u tha se ShBA-ja do të punojë me Kosovën në forme të tjera për të avancuar dhe fuqizuar demokracinë, parandaluar rrëshqitjen demokratike, promovuar respektimin e t ë drejtave të njeriut dhe për të luftuar korrupsionin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë