Loading…
E konfirmon agjenti: Mbrojtësi i Manchesterit largohet gjatë verës, Arsenali destinacioni tjetër
  • 17/03/2019 | 15:22

E konfirmon agjenti: Mbrojtësi i Manchesterit largohet gjatë verës, Arsenali destinacioni tjetër

Antonio Valencia do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit dhe mund të përfundojë te rivali i Premier Ligë, Arsenali, transmeton Gazeta Metro.


Kontrata e mbrojtësit nga Ekuadori skadon në fund të këtij sezoni dhe ai ka qenë i lidhur me një interesim nga Interi, West Hami dhe disa klube nga Kina.

Agjenti i tij konfirmoi se Valencia do të largohet nga “Old Trafford” këtë verë, duke e përmendur Arsenalin si një destinacion të mundshëm.

“Ai dëshiron një ndryshim dhe klubi nuk do t’ia ripërtërijë kontratën. Ashtu si çdo gjë në jetë, çdo gjë e ka një fund’’ tha ai për El Universo.

“Arsenali, West Ham, Interi dhe një klub nga Kina janë opsionet, por në futboll gjithçka mund të ndryshojë’’, deklaroi agjenti i Valencias.

Ndryshe, 33 vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2009, atëbotë ishte transferuar nga Wigan Athletic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë