Loading…

E konfirmon Alain Giresse: Edvin Kurtulus ka zgjedhur Suedinë

  • 27/05/2022 | 14:11

E konfirmon Alain Giresse: Edvin Kurtulus ka zgjedhur Suedinë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka konfirmuar se mbrojtësi 22-vjeçar, Edvin Kurtulus ka zgjedhur Kombëtaren e Suedisë për ta përfaqësuar në të ardhmen, transmeton Gazeta Metro.


Në konferencën për shtyp e cila po mbahet momentalisht trajneri francez, Alain Giresse konfirmoi se ish-kapiteni i Kombëtares së 21-vjeçarëve tek ‘Dardanët’ ka vendosur të përfaqësoj Suedinë.

Ai kishte marrë ftesë për herë të parë për Kombëtaren A pak ditë më parë, kur u publikua lista e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit qershor.

Kujtojmë se se Kosova duelin e parë e zhvillon më 2 qershor si mysafire e Qipros, më pas dy ndeshje do t’i luaj në shtëpi kundër Greqisë (më 5 qershor) dhe kundër Irlandës së Veriut (më 9 qeshor) dhe në fund është mysafire e Greqisë (më 12 qershor). /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë