Loading…

E konfirmon Barcelona: Luis Suarez është gati për ndeshjen e 13 qershorit

  • 06/06/2020 | 14:38

E konfirmon Barcelona: Luis Suarez është gati për ndeshjen e 13 qershorit

FC Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi uruguain, Luis Suarez, do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Mallorcas, transmeton Gazeta Metro.


Pas një pauze prej afro tre muajve shkaku i koronavirusit, Barcelona ndeshjen e parë në La Liga do e zhvillojë ndaj Mallorcas.

Kjo ndeshje zhvillohet më 13 qershor me fillim prej orës 22:00 dhe është e vlefshme për javën e 28’të në kampionatin spanjoll.

Para kësaj ndeshje, Barcelona përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, ka konfirmuar se Luis Suarez do jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Sulmuesi uruguaian kishte pësuar një lëndim në janar të këtij viti dhe saktësisht pas 147 ditëve është shëruar dhe është gati për t’i ndihmuar katalunasve. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë