Loading…

E konfirmon Chiellini: Dola me kohë duke parandaluar lëndimin, jam mirë

  • 18/06/2021 | 15:55

E konfirmon Chiellini: Dola me kohë duke parandaluar lëndimin, jam mirë

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka treguar gjendjen e tij pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e dytë të “Euro 2020” ndaj Zvicrës.


Italiani kërkoi menjëherë të zëvendësohej në min 24′ shkaku i një lëndimi.

Lëndimi u mësua të jetë në pulpën e këmbës së majtë, dhe ekzistonte mundësia që italiani të humbte “Euro 2020”.

Mirëpo ishte vet Chiellini i cili duke folur për “Rai Sport” ka konfirmuar se është mirë.

“Nuk është asgjë e rrezikshme, disa ditë pushimi dhe do shohim si do shkojë, por ia kam dalë ta parandaloj duke dalë nga loja me kohë”, tha ai.

“Kjo skuadër po rritet çdo ndeshje, e ka atë entuziazëm që të lejon të arrish gjëra të mëdha”, shtoi ai.

“Ne kërkojmë të jemi të parët në grup, Uellsi është skaudër e fortë me lojtarë si Ramsey të cilin e njoh nga Juventusi, pastaj në fazën eliminatore do kemi përballë ose Austrinë ose Ukrainën dhe do shohim çfarë do të ndodhë”, përfundoi Giorgio Chiellini./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë