Loading…

E konfirmon doktori i Kombëtares së Kosovës: Ademi dhe Rama më sulmuan fizikisht në Gërmi

  • 10/11/2019 | 20:53

E konfirmon doktori i Kombëtares së Kosovës: Ademi dhe Rama më sulmuan fizikisht në Gërmi

Ish-doktori i Kombëtares U21 të Kosovës, Mehmet Maxhuni, ka konfirmuar rastin se ishte sulmuar nga Presidenti i FFK’së, Agim Ademi, dhe Muharrem Rama, shkruan Gazeta Metro.


Ademi dhe Rama më 28 shtator të këtij viti kishin sulmuar fizikisht ish doktorin që punonte për më shumë se 25 vite në Federatën e Futbollit të Kosovës në parkun e Gërmisë. Krejt kjo ndodhi pas ardhjes së Ademit në krye të FFK’së, kur më pas largoi nga puna Maxhunin.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Metro nga vet doktori në fjalë, Mehmet Maxhuni, ai ka thënë se ka paditur Ademin dhe Ramën dhe se tani po pret zhvillimet nga Gjykata.

Maxhuni akuzon Ademin se prej se erdhi në krye të FFK’së, asgjë nuk ka shkuar për së mbari, sipas tij FFK po drejtohet nga një person i cili aktakuza.

‘’Ai mesazh ishte cak i sulmit. Unë në Federatë jam mjek që 25 vite. Jam mjeku i parë, mjek permanent para dhe gjatë luftës. Sa ishte Fadil Vokrri President i FFK’së, çdo gjë ka shkuar mbarë, por kur erdhi ky[Agim Ademi] që ka zero kontribut për pozitën që është aty edhe ma ka ndërru.  Ai më ka largu me arsyet që është kërkuar nga FIFA e UEFA, unë kam kërkuar ta shoh letrën edhe nga Eroll Salihi[sekretar i përgjithshëm i FFK’së], por ata nuk ma kanë treguar. Atij i kam thënë se nuk mundeni me bo çka të doni këtu se nuk i’ua ka bërë baba, unë këtu jam para teje dhe kam kontribut më të madh. Ndërkohë, unë ia kam dërgu një mesazh Agim Ademit. Unë se kam kërcenuar atë, por një ditë ai dhe Rama m’kanë dalë mbrapa dhe më kanë sulmu fizikisht. Unë normalisht se i kam paditur dhe po pres zhvillimet nga Gjykata. Mirëpo, unë nuk kuptoj se si është e mundur që të jetë në krye të një institucioni një njeri me të gjitha këto akuza që i ka. Ai gjithashtu ka çu njerëz për mu pajtu, por unë s’kam çka pajtohem me të sepse kurgjo borgj nuk i kam. Të shohim se çfarë do bëj gjyqi” – ka deklaruar Maxhuni për Gazeta Metro.

E gjithë kjo ngjarje ishte munduar dhe përpjekur të mbahet larg opinionit publik dhe mediave, mirëpo Gazeta Metro ka siguruar dëshminë e cila në Policinë e Kosovës mban numrin “2019 AB – 2245” dhe është përcjellur tek Prokuroria e Kosovës si rast “PP II 4565/19” ku edhe pritet të bëhet kallëzim i ri Penal ndaj Agim Ademit dhe Muharrem Ramës.

Gazeta Metro në vijim do të sjellë edhe dëshminë e doktor Maxhunit dhënë në Polici, po ashtu edhe atë të Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, ngjarje kjo që u mundua të fshihet nga publiku./gazetametro.net

LEXO EDHE:

Agim Ademi dhe Muharrem Rama sulmuan fizikisht mjekun e Kombëtares së Kosovës në Gërmi

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë