Loading…

E konfirmon Donald Trump: E kemi vrarë djalin e Osama Bin Ladenit

  • 14/09/2019 | 16:20

E konfirmon Donald Trump: E kemi vrarë djalin e Osama Bin Ladenit

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka konfirmuar se Hamza  bin Laden, djali i terroristit Osama Bin Laden, është vrarë sot në një operacion kundër terrorizmit në Rajonin e Pakistanit, transmeton Gazeta Metro.


Ndonëse një gjë e tillë u tha edhe ditë më parë, sot kjo është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.

“Hamza bin Ladin, anëtari i rangut të lartë të al-Kaidës dhe djali i Usama bin Ladin, u vra në një operacion kundër terrorizmit të Shteteve të Bashkuara në rajonin Afganistan, Pakistan”, thuhet në deklaratën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Humbja e Hamza bin Ladinit jo vetëm që e privon al-Kaidën nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon aktivitete të rëndësishme operative të grupit. Hamza bin Ladin ishte përgjegjës për planifikimin dhe trajtimin e grupeve të ndryshme terroriste”, thuhej tutje në deklaratë.

Ndryshe, Hamza besohet të jetë rreth 30 vjeç dhe është i 15’ti fëmijë i terrorsitit, Osama bin Laden./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë