Loading…
E konfirmon Haradinaj: AAK’ja do të bëjë koalicion me PSD’në
  • 19/08/2019 | 13:39

E konfirmon Haradinaj: AAK’ja do të bëjë koalicion me PSD’në

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se AAK është pajtuar që të lidhë marrëveshje me PSD’në, shkruan Gazeta Metro.


Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në.

Kështu tha pas takimit kryetari i AAK-së, Ramush Hradinaj.

”Ka dominu tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votu me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha Haradinaj shkurt para mediave.

Ndërkohë edhe kryetari i PSD’së ka dhënë sinjale pozitive se koalicioni me AAK’në do të ndodhë dhe ai do të zyrtarizohet pas orës 15:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë