Loading…

E konfirmon Krasniqi: Do të marrim pjesë në takimin amerikan për Asociacionin

  • 25/01/2023 | 21:28

E konfirmon Krasniqi: Do të marrim pjesë në takimin amerikan për Asociacionin

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka treguar se janë ftuar në takim nga ambasada amerikane në Kosovë për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se do të marrin pjesë në këtë takim, duke shtuar se asnjëherë në ekzistencën e tyre politike nuk i kanë refuzuar takimet me SHBA’në.

“Kemi marrë një ftesë të tillë. Do të marrim pjesë sepse asnjëherë në ekzistencën tonë politike nuk e kemi refuzu takimet me SHBA’të. Mendoj që është absurde edhe me konsideru se a duhet me u taku me përfaqësuesin e qeverisë amerikane apo jo. S’është temë për PDK’në.

Tema është për dialogun dhe për çështjen e Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Qëndrimet e PDK’së për këtë dihen”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se nuk do të marrë pjesë personalisht në këtë takim, pasi po atë ditë do të jetë në Washington DC për disa takime zyrtare.

“Unë nuk do të jem personalisht, sepse po atë ditë do të jem në Washington DC po atë ditë, do të kem takime zyrtare atje”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë