Loading…

E konfirmon mbrojtësi i Realit: Nuk largohem nga Madridi

  • 21/05/2019 | 22:06

E konfirmon mbrojtësi i Realit: Nuk largohem nga Madridi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bindur mbrojtësin e skuadrës, Raphael Varane, që të qëndroj në Madrid edhe për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Raphael Varane ishte ndër futbollistët e pakënaqur te Real Madridi, por duket se Zidane ka bindur lojtari dhe gjithçka është rregulluar, raporton L’Equipe.

Edhe vet mbrojtësi francez ka thënë sot se do t’i mbetet besnik skuadrës madrilene, duke theksuar se në sezonin e ardhshëm do të janë më të fuqishëm.

“Unë do të mbetem [në Real Madrid] sezonin e ardhshëm, pasi jam i sigurt se do të reagojmë në mënyrë të fortë’’ – ka thënë Varane për Marca.

Ndryshe, Real Madridi e përjetoi sezonin më të keq viteve të fundit, pa asnjë trofe të fituar dhe në pozitën e tretë në La Liga./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë