Loading…

E konfirmon Solskjaer, ky lojtarë do t’i mungojë Manchester Unitedit disa javë

  • 28/09/2021 | 18:40

E konfirmon Solskjaer, ky lojtarë do t’i mungojë Manchester Unitedit disa javë

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer thotë se kapiteni Harry Maguire mund të jetë jashtë fushës për disa javë shkaku i lëndimit.

28-vjeçari pësoi lëndim në humbjen në vikend ndaj Aston Villas, transmeton lajmi.net.

Maguire gjithashtu mungoi edhe në stërvitjen e sotme, derisa Solskjaer ka konfirmuar që anglezi do jetë disa muaj jashtë fushës.

“Harry është jashtë. Nuk duhet mirë. Është lëndim që do t’i duhet disa javë për t’u shëruar, pra të shohim sa shpejtë mund të shërohet”.

“Po shpresonim që të ishte gati ndaj Villarreal, ai e humbi ndeshjen e fundit që luajtëm ndaj tyre (në finalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar në maj), nënvizoi ai.

Ndërkohë, Varane dhe Lindelof priten të jenë nga minuta e parë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë