Loading…

E konfirmon trajneri Brahimi: Shqipëria do të tërhiqet nga Kampionati Botëror i Boksit në Serbi

  • 23/10/2021 | 17:10

E konfirmon trajneri Brahimi: Shqipëria do të tërhiqet nga Kampionati Botëror i Boksit në Serbi

Sot, ekipit kosovar të boksit i është ndaluar hyrja në Serbi, pasi që iu është kërkuar të largojnë simbolet shtetërore nga fanellat sportive.


Federata e Boksit të Kosovës edhe ekipi i boksierëve kosovarë nuk e kanë pranuar këtë kërkesë dhe tani janë larguar nga Kampionati Botëror i Boksit që është duke u zhvilluar në Beograd të Serbisë, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, Federata e Boksit të Kosovës ka kontaktuar me Federatën Ndërkombëtare të Boksit AIBA, ku ka treguar që do të marrin pjesë në Botëror vetëm me simbolet e Kosovës.

Krahas këtij largimi, pritet që edhe ekipi shqiptar i boksit të largohet nga Kampionati i Boksit në Beograd, ku trajneri i ekipit kosovar të boksit Besim Brahimi ka konfirmuar se nëse Kosova nuk merr pjesë në Botëror as Shqipëria nuk do të jetë pjesëmarrëse.

“Të lumtë Prof Zef Gjoni, nëse Kosovën Serbia nuk e lejon me marrë pjesë në Botëror, edhe Shqipëria nuk do të merr pjesë dhe do t’i tërheq boksierët e vet, respekt prof”, shkruante në postimin e Besim Brahimit në “Facebook”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë