Loading…

E konfirmuar: Edhe një futbollist i skuadrës italiane preket nga koronavirusi, shkon në 8 numri i të infektuarve

  • 25/03/2020 | 16:14

E konfirmuar: Edhe një futbollist i skuadrës italiane preket nga koronavirusi, shkon në 8 numri i të infektuarve

Te skuadra e parë e Sampdorias është konfirmuar edhe një tjetër futbollist si i prekur nga koronavirusi, teksa numri tani ka shkuar në 8 te kjo skuadër, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet fjalë për mesfushorin nga Paraguai, Edgar Barreto, i cili ka rezoltuar pozitiv së fundmi në testet e bëra nga pandemia e quajtur koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga ambasadori i Paraguait në Itali, Robert Melgarejo, i cili tha se futbollisti në fjalë dhe gruaja e tij janë ndër të prekurit nga ky virus.

“Barreto dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe po vuajnë periudhën e izolimit. Ata janë mjaft mirë” – ka dekluar mes tjerash Melgarejo.

Manolo Gabbiadini, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby, Fabio Depaoli, Bartosz Bereszynski dhe Omar Colley janë futbollistët tjerë nga Sampdoria që janë prekur nga koronavirusi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë