Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann, ka konfirmuar se Milot Rashica do largohet gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.
Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Bauman, ka konfirmuar se sulmuesi vushtrrias i ka informuar ata se do largohet gjatë verës.
“Përveç Milot Rashicës, i cili dëshiron të bëj një hap tjetër në karrierë, asnjë lojtar tjetër nuk ka ardhur tek ne dhe të na thotë se do largohet nga skuadra” – ka thënë Bauman.
24 vjeçari u transferua në Gjermani në vitin 2018 ka kontratë të vlefshme me Werder Bremenin deri më 2022. Ai gjatë këtij sezoni ka zhvilluar në total 34 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe 8 asistime.
Kujtojmë që interesim për Milot Rashicën besohet se ka shprehur Milani, Liverpooli, Napoli, Borussia Dortmund e RedBull Leipzig. /gazetametro.net