Loading…
E konfirmuar nga ekspertiza e autopsisë: Këto janë dy shkaqet e vdekjes së Emiliano Sala
  • 11/02/2019 | 18:13

E konfirmuar nga ekspertiza e autopsisë: Këto janë dy shkaqet e vdekjes së Emiliano Sala

Vdekja e Emiliano Sala u shkaktua nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij, kështu konfirmoi ekspertiza e autopsisë në trupin e ish-futbollistit argjentinas.


Trupi i Sala u nxor këtë javë nga rrënojat e avionit që ndodhej në fund të detit në Kanalin e La Mansh. Më pas u dërgua në një morg në Bournemouth, aty ku u kryen edhe ekzaminimet e shkaqeve të vdekjes së tij, transmeton Telesport.

Kujtojmë që 28-vjeçari po fluturonte me avionin tip Piper Malibu nga Nantes për në Cardiff, aty ku do të vijonte karrierën si futbollist. Ndërkohë që piloti David Ibbotson vijon të jetë i humbur dhe kërkimet për të janë pezulluar, derisa të grumbullohet shuma prej 300 mijë paund për të rifilluar një operacion privat për gjetjen e trupit të tij.

Ndërkaq, në vijim do të ketë një hetim që do të zgjasë 6 deri në 12 muaj për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit në det.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë