Një prej komuniteteve më të diskriminuara në Maqedoni të Veriut dhe i shënjestruar me dekada për ta asimiluar ende mbetet aty dhe atë i paepur, transmeton Gazeta Metro.
Megjithëse në raportin e Lajm.mk theksohet se ky komunitet i shqiptarëve të krishterë ortodoksë është nën presion dhe i injoruar edhe nga faktori politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, intervista e gruas shqiptare tregon se ka krenari dhe pavarësisht vështirësive ruhet tradita e trashëgimia shqiptare.
“Nuk e kuptoj përse tremben nuk dëftojnë që janë shqiptarë. Ne me nënën flisnin vetëm shqip dhe krenohem që jam shqiptare…”/gazetametro.net