Loading…

E kritikuan të gjithë: Ky është postimi i Duas për të cilin po flasin

  • 02/06/2020 | 20:18

E kritikuan të gjithë: Ky është postimi i Duas për të cilin po flasin

Dua Lipa është kritikuar pasi ka ndarë një postim në Instagram i cili u referohej izraelitëve në qeveri si hebrenj “të rremë”.


Postimi, i publikuar për herë të parë nga një përdorues tjetër të dielën, është fshirë pasi u shfaq në llogarinë e yllit 24-vjeçar në Instagram, i cili numëron rreth 46.4 milionë ndjekës.

Postimi sugjeroi që Hamasi (një organizatë sunni-islamike militante fundamentaliste palestineze) ishte krijuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli për të fshehur ‘spastrimin etnik ’.

Postimi përfshinte fotografi që shfaqeshin për të treguar forcat izraelite të sigurisë që ndalonin të miturit palestinezë.

“Ndërsa të gjithë qenkan në disponim për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që CDO DITË në Palestinë,” ajo filloi në një referencë të dukshme për protestat masive të fundit në SH.B.A. për George Floyd, i cili vdiq në prangat e policisë pas një oficer u gjunjëzua në qafën e tij duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes për minuta të tëra.

Në gjysmën e shkrimit, postimi lexon: “Qeveria të cilën ata nuk e kanë të drejtë të votojnë, një qeveri që i ngulfat ata në aspektin shoqëror, ekonomik, dhe natyrisht fizikisht.”

“Megjithatë, i vetmi “arsyetim” se përse ata nuk e meritojnë lirinë është sepse ‘Hamas bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit.”

“ E cila është krejtësisht histerike sepse Shtetet e Bashkuara (të krishterë të rremë në perëndimin e mesëm) dhe Izraeli (njerëez hebrenj të rremë në qeverinë izraelite) krijuan Hamas THJESHT për të gjithë ju gjenitë të besoni se hamas është arsyeja e dekadave të tëra të okupimit, shtypja, spastrimeve etnike dhe VRASJE.”

Titulli lexoi më vonë: “Për miqtë dhe familjen time të dashur hebre, ju dua të gjithëve. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me ju ose fenë tuaj, dhe ka gjithçka të bëjë me drejtësinë dhe lirinë. “

Kolumnisti i Jewish Journal, Hen Mazzig ishte në mesin e atyre në media sociale duke i bërë thirrje Dua Lipa të hiqte postimin.

“Ju ndatë një postim që quan “mbi gjashtë milionë hebrenj”  ‘hebrenj të rreme’,”shkroi ai.

Shkrimtarja Eve Barlow shkroi: “U zgjua kur pashë që sinagogë në LA janë bërë mbishkrime gjatë trazirave me fjalët FREE PALESTINE dhe F**K ISRAEL, dhe se Dua Lipa po përhap postime antisemitike në llogarinë e saj në Instagram. “Si guxoni ta përzieni kombin dhe komunitetin hebre në vrasjen e njerëzve amerikan me ngjyrë.”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë