Loading…

E kryer, Al Sadd konfirmon kalimin e Xavit te Barcelona

  • 05/11/2021 | 12:10

E kryer, Al Sadd konfirmon kalimin e Xavit te Barcelona

Tekniku spanjoll do të marrë drejtimin e ‘Blaugranëve’.

Xavi Hernandez prej kohësh është lidhur me një rikthim te Barcelona, kësaj radhe si trajner, shkruan lajmi.net.

Tani rikthimi i tij është bërë punë e kryer, këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Al Sadd ku ishte trajner Xavi.

Klubi nga Katari përmes një deklarate ka konfirmuar se Barcelona ka paguar shumë prej pesë milionë euro për ta marrë Xavin në krye të ekipi.

Marrëveshja tashmë është arritur, dhe një gjë e tillë do të zyrtarizohet së shpejti edhe nga Barcelona.

Xavi është duke u pritur me entuziazëm të madh nga fansat ‘Blaugranë’ pasi shihet si person që e njeh mirë filozofin e klubit dhe pritshmëritë janë të larta për të.

Xavi te Barcelona do ta zë vendin e Ronald Koeman që u shkarkua para pak ditësh shkaku i rezultatve të dobëta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë