Loading…

E kryer: De Ligt bëhet i Juventusit

  • 12/07/2019 | 16:58

E kryer: De Ligt bëhet i Juventusit

‘Sagës’ De Ligt-Juventus duket se po i vije fundi pasi mediat holandeze dhe shumë media tjera ndërkombëtare kanë konfirmuar një transferim të holandezit tek klubi italian, shkruan Gazeta Metro.


Sipas mediave holandeze De Ligt është lojtari më i ri i Juventusit, pasi gjatë stërvitjeve të Ajax ai ka lëshuar fushën, që të përfundoj të gjitha detajet e marrëveshjes me Juventusin.

Transferin e De Ligt në Juventus e ka konfirmuar edhe Di Marzio ku sipas tij detajet pritet të përfundojnë sonte.

Edhe Fox Sport ka publikuar lajmin që De Ligt është lojtar i biankonerëve me titullin: ‘Juve, De Ligt është i juaji’.

Mediat e huja shkruajnë se të shtunen pritet edhe zyrtarizimi i holandezit tek Juve. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë