Loading…
E kthyera nga ISIS në Kosovë i bie pishman: Nuk ishte keq në Siri
  • 23/04/2019 | 13:53

E kthyera nga ISIS në Kosovë i bie pishman: Nuk ishte keq në Siri

Kthimin e 110 kosovarëve që morën pjesë në luftën e ISIS në Siri, e mori përsipër dhe e siguruan Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), por duket se dikujt nuk i ka pëlqyer kthimi në vendin e lindjes, transmeton Gazeta Metro.


Të gjithë mjetet e Ushtrisë amerikane janë përdorur që t’i ndihmojnë Kosovës për kthimin e luftëtarëve të ISIS’it në Kosovë dhe çdo gjë të shkojë në mënyrë të sigurt.

Por, nga të kthyerit në Kosovë që morën pjesë në luftën e ISIS në Siri duke se i kanë rënë pishman kthimit në atdhe, kështu një nga gratë e kthyera ka thënë se edhe atje ishte mirë të qëndronte.

Avokatja Feime Gashi-Bytyqi ka treguar për takimin që ka pasur me një kliente të saj, e kthyer nga Siria në Kosovë, nënë e 4 fëmijëve, që ka lënë burrin e saj, ka treguar se ajo nuk i është ankuar për qëndrimin në vendin e krizës.

Duke treguar se ajo ishte një grua që kishte vështirësi edhe në shkrim e lexim, Bytyqi e ka pyetur për kohën e qëndrimit në Siri, për çka ajo nuk duket se ishte ankuar shumë.

“Kur e pyeta për atje, më tha se nuk ishte aq keq. Fliste me rezervë dhe nuk ishte shumë e gëzuar që ka ardhur në Kosovë”, ka treguar Feime Gashi-Bytyqi në t7.

32 gra të kthyera nga Siria në Kosovë janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Të tjerët janë liruar nga Qendra për të Huaj në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku mbaheshin që nga dita e shtunë, konfirmoi Prokuroria Speciale e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Metron, Sylë Hoxha, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, konfirmoi rinisjen e hetimeve./gazetametro.net

32 gra nën hetime nga të kthyerit nga Siria

Ushtria e SHBA’së solli në Prishtinë 110 kosovarët nga Siria: Aeroplani ushtarak u përdorë për siguri

Më të fundit
...
  • 22/07/2019 | 00:02
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë