Loading…

E lëpini kapakun e kosit, mos e bëni më

  • 23/09/2022 | 17:07

E lëpini kapakun e kosit, mos e bëni më

Kosi është një produkt shumë i mire dhe ka një efekt probiotik. Ai jo vetëm që mbështet florën bakteriale të zorrëve, por është gjithashtu i përsosur për njerëzit gjatë dhe pas terapisë me antibiotikë.


Është gjithashtu një burim i pasur i vitaminave A, B, C, dhe kosi natyral përmban gjithashtu kalcium, fosfor, kalium dhe natrium. Është gjithashtu i ulët në kalori.

Por pse duhet ta shmangni lëpirjen e kapakut të kosit?

Shumë prej nesh, pasi hapin kosin, lëpijnë kapakun. Nuk e kuptojmë se ndikon negativisht në shëndetin tonë.

Ka një përqendrim të lartë të aluminit në kapakun e kosit. Siç dihet, ky metal përdoret gjerësisht në industri për shkak të forcës dhe rezistencës ndaj korrozionit. Hulumtimet tregojnë se alumini mund të dëmtojë sistemin nervor dhe madje të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.

Efektet toksike të aluminit prekin kryesisht sistemin nervor, por edhe skeletin dhe gjakun.

Simptoma të tjera të helmimit nga alumini përfshijnë:

të përziera

aneminë

ndryshimet e humorit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë