Loading…

E lidhën dhe e lanë në skaj të rrugës Deçan-Gjakovë, kosovari tregon se si ia grabitën qesen me para hajnat

  • 11/11/2021 | 10:04

E lidhën dhe e lanë në skaj të rrugës Deçan-Gjakovë, kosovari tregon se si ia grabitën qesen me para hajnat

Një person është gjetur i lidhur me litar, në skaj të rrugës në magjistralen Deçan-Gjakovë, shkruan Gazeta Metro.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ndërkaq viktimën e kanë gjetur dy kalimtarë.

Viktima ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, tre persona të maskuar e njëri prej tyre i armatosur, e kanë ndaluar dhe ia kanë grabitur një qese najloni në të cilën ka pasur para të gatshme.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Deçan, 10.11.2021 – 08:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte hasur i lidhur me litarë në skaj rrugës, nga dy dëshmitarë në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në rrugë ishte ndaluar nga tre persona të panjohur, të maskuar njëri prej tyre i armatosur, të cilët ia kishin grabitur një qese najloni në të cilën kishte pas para të gatshme dhe me një veturë ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë