Loading…

E lidhur me Butrint Imerin: Flet Olta Beqiri

  • 04/12/2022 | 17:00

E lidhur me Butrint Imerin: Flet Olta Beqiri

Aktorja Olta Beqiri për herë të parë në “Më lër të flas” në Top Channel ka sqaruar se si qëndron e vërteta e fotove të saj me këngëtarin Butrint Ymeri.


Ajo tha se asgjë që është shkruar në portale nuk është e vërtetë dhe se është single.

Mes ngacmimeve dhe batutave të binjakëve Veshaj, studioja u përfshi nga të qeshura, ndërsa në sfond u dha kënga e Butrintit “Kuku”.

Donaldi: Qarkullojnë thashetheme, lajme, ka pasur edhe foto me një këngëtar të njohur shqiptar. Si qëndron e vërteta mes këtyre zërave?

Olta: Njerëzit vdesin të marrin një gjë të vogël dhe ta bëjnë të madhe, jo domosdoshmërisht të kesh një foto me dikë do të thotë të jesh me lidhur me atë. Unë single jam.

Romeo: Ndoshta po bëni këngë një bashkëpunim?

Donaldi: E ke vizituar ndonjëherë Butrintin kur ke qenë në Sarandë?

Olta: Saranda më pëlqen shumë si qytet, por fatkeqësisht nuk kam qenë ndonjëherë.

Donaldi: Mua Butrinti më pëlqen shumë.

Olta: Po është artist i mirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë