Loading…

E lidhur me ish-deputetin shqiptar: Moderatorja e njohur flet për herë të parë

  • 16/11/2019 | 19:24

E lidhur me ish-deputetin shqiptar: Moderatorja e njohur flet për herë të parë

Rudina Dembacaj pranoi për herë të parë se është drejt divorcit me bashkëshortin e saj Aleks, prej muajit qershor. Pas shumë javëve të bujshme me zëra për ndarjen e tyre, ajo e konfirmoi më në fund e ftuar në “Wake Up”.


“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, është shprehur Rudina.

Por përveç thashethemeve për ndarjen, në media u përfol fillimisht se dikush tjetër i ka vjedhur zemrën Rudinës.

Sot “Prive.al” shkruan se Rudina ka përmendur emrin e tij në inagurimin e bar-it të saj.

“Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë”, janë fjalët e moderatores, që sipas “Prive.al”, i drejtohen ish-deputetit Mark Frroku.

Ende nuk dimë sesa i vërtetë është ky lajm e megjithatë, deri sa të reagojë vetë Rudina, ende nuk mund ta marrim për të mirqenë.

Ish-deputeti Frroku është baba i dy fëmijëve për të cilët kujdeset i vetëm, pasi vitin e kaluar bashkëshortja e tij ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë