Një person ka mbushur veturën e tij me karburant me para të falsifikuara. Punëtori i një pike të karburantit në fshatin Babush i Muhaxhirëve nga Komuna e Lipjanit është ankuar në Polici në lidhje me rastin, transmeton Gazeta Metro.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, punëtor në një pompë të derivateve, ka njoftuar se një person –vozitës i pa njohur me një automjet (tabelat ankuesi nuk i dinë) është shërbyer me derivate me ç’ rast ka bërë pagesën me një monedhë prej 100 (njëqind) Euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit monedha e dyshuar është konfiskuar nga Policia, kurse rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime. /gazetametro.net