Loading…

E mbytë me thikë 61-vjeçarin, dënohet me 8 vite burgim 19-vjeçari nga Peja

  • 05/11/2021 | 15:30

E mbytë me thikë 61-vjeçarin, dënohet me 8 vite burgim 19-vjeçari nga Peja

Gjykata në Pejë e ka dënuar me tetë vite burg një person për vrasje.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B për shkak se:

Me datë 5 shtator 2020, rreth orës 16:55, në Pejë, me dashje dhe me mjet të mprehtë – thikë, e ka privuar nga jeta viktimën S.B, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë duke kaluar afër shtëpisë së viktimës dhe me të kaluar shtëpinë e viktimës, e dëgjon një zë dhe kur kthehet, e sheh viktimën duke e thirr dhe duke ia bërë me dorë, i pandehuri duke menduar se viktima ka nevojë për ndihmë, hyn në oborrin e shtëpisë së viktimës, e nga aty më pas hyn në shtëpinë e viktimës, shkojnë në dhomën e ditës, i pandehuri ulet në një krevat përballë kuzhinës, e të cilin me lëng e shërben viktima, e më pas viktima shkon në korridor, e mbyll derën e korridorit me çelës, kthehet prapë në sallon dhe i drejtohet të pandehurit “se pa bo çka të them unë ti nuk del prej këtu”, e më pas viktima shkon dhe ulet në fotele përballë televizorit dhe lëshon televizorin me program pornografik, duke i parë këto veprime dhe duke e ndier vetën të pasigurt, ngritët nga krevati, afrohet afër lavamanit kinse për të pirë ujë, nga ku merr thikën, e të cilën duke e mbajtur fshehtë i afrohet viktimës dhe i shkakton lëndime vdekjeprurëse të konstatuara në raportin e autopsisë.

– me çka ka kryer vepër penale vrasje nga neni 172 të KPK-së.

Të pandehurit A.B gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin denim prej tetë vitesh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë