Loading…

E mori lajmin për vdekjen e vajzës së tij në shesh xhirimi: Pierce Brosnan emocion të gjithë për përvjetor

  • 30/06/2020 | 15:00

E mori lajmin për vdekjen e vajzës së tij në shesh xhirimi: Pierce Brosnan emocion të gjithë për përvjetor

Aktori me famë botërore Pierce Brosnan postoi një mesazh emocional në profilin e tij në mediat sociale me rastin e vdekjes së vajzës së tij, e cila vdiq shtatë vjet më pare, transmeton Gazeta Metro.


Aktori 67 vjeçar postoi një foto të tij ku shfaqej me fjalë kushtuar Charlotte.

“E vogla, po të shikoj këtu”, ka shkruar ai pranë një fotografie të postuar në Instagram.

Charlotte vdiq në moshën 42 vjeç, pasi humbi betejën me kancerin, sëmundje kjo nga e cila vdiqën edhe nëna e saj edhe gruaja e parë e Pierce, Cassandra Harris, e cila vdiq në 1991 në moshën 43 vjeç.

 

View this post on Instagram

 

Here’s looking at you kid… in remembrance of Charlotte and with happy birthday wishes for my darling Marley May. Photo by @keelyshayebrosnan

A post shared by Pierce Brosnan (@piercebrosnanofficial) on

Pierce dhe Cassandra ishin martuar në 1980, dhe ajo më pas kishte dy fëmijë, vajzën Charlotte dhe djalin Christopher, nga martesa e saj me Dermot Harris.

“Ajo më bëri burrin, aktorin dhe babanë ashtu siç jam sot. Do të pjesë e imja përgjithmonë dhe ai është me mua çdo ditë. Jam i bekuar që kam pasur rastin ta takoj atë”, i tha Pierce për Cassandra në një intervistë në vitit 1992.

Aktori aktualisht është martuar me gruan e tij Kelly Shay Smith, me të cilën ka qenë së bashku që 19 vite, dhe ata kanë një djalë 23 vjeçar Dylan dhe një djalë 19 vjeçar Paris. Paparacët shpesh i kapin ata duke shkëmbyer dashurinë, siç ndodhi në Haëaii, ku ata kaluan tërë karantinën për shkak të pandemisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë