Loading…

E moshuara që ra në kanalin e Mirushës në gjendje të rëndë

  • 09/12/2016 | 20:18

E moshuara që ra në kanalin e Mirushës në gjendje të rëndë

(Foto nga arkiva e kanalit Mirusha në Gjilan)

Gruaja e moshuar e cila ka rënë në kanalin e lumit Mirusha në qytetin e Gjilanit, me një thellësi prej rreth 2 metra është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo kishte rënë në këtë kanal rreth orës 5 të mbrëmjes së ditës së sotme në pjesën ku edhe janë duke u zhvilluar punimet në rregullimin e shtratit të lumit.

Ndërsa ofrimin e ndihmës shëndetësore e ka ofruar ambulance e Spitalit Regjional të Gjilanit. Suad Haliti, specialist i mjekësisë emergjente në Spitalin Regjional të Gjilanit ka deklaruar se pacientja është në gjendje të rëndë shëndetësore ngase lëndimet janë kryesisht në kokë dhe dyshohet për thyerje të kafkës së kokës si pasojë e rënies në kanalin e lumit Mirusha.

“Lëndimet janë në kokë më shumë dhe unë po dyshoj se ka frakturë të bazës së kafkës për shkak të gjakderdhjes prej veshit të majtë dhe prej hundës. Ambulanca e qytetit ka shkuar dhe e kanë sjellë. Po pacientja është rreth 60 vjeçare. Ne jemi duke kompletuar rastin gjasat janë reale të shkojë në QKUK në Prishtinë”, ka thënë ai në një prononcim për korrespodentin e Kohës Ditore në Gjilan

Ndërsa afër kanalit të lumit Mirusha ku edhe ka pësuar gruaja e moshuar nuk ka as ndriçim por as shenja të cilat gjatë natës do të paralajmëronin rrezikun e mundshëm në këtë pjesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë