Loading…

E mrekullueshme: Ermal Krasniqit i rritet vlera si asnjëherë më parë në tregun e transferimeve

  • 17/03/2023 | 13:29

E mrekullueshme: Ermal Krasniqit i rritet vlera si asnjëherë më parë në tregun e transferimeve

Ermal Krasniqi është duke kaluar momentet më të mira të karrierës së tij. Anësorit kosovar shkaku i formës fantastike që po kalon tani i është rritur vlera në treg pothuajse dyfish nga sa e kishte pasur, transmeton Gazeta Metro.


Në përditësimin e fundit të ‘transfermarkt.com’ tani vlera e futbollistit të CFR Cluj është 700 mijë euro, teksa më herët ishte vlerësuar 375 mijë euro.

Duhet cekur se, kjo është hera parë që Krasniqit i ngritët vlera që nga transferimi i tij te skuadra rumune.

24-vjeçari është raportuar ditëve të fundit nga mediumet rumune se po kërkohet nga Lazio. Për një interesim të mundshëm për të kishte folur edhe menaxheri rumun i lojtarëve, Giovani Becali.

Ai kishte thënë kartoni i tij aktualisht vlerësohet rreth katër milionë euro.

”Një klub është i interesuar për Krasniqin. Unë kam një shok me origjinë shqiptare që ka pozitë në një klub, është lojtar i rëndësishëm, është vetëm 24 vjeç, ka ardhur nga askund dhe është surpriza e CFR’ës. Vlerësohet rreth 4 milionë euro,” ka thënë ai për ‘Fanatik’.

Përveç Lazios, për të thuhej se kishin shprehur interesim edhe disa klube të tjera italiane si Torino, Sassuolo, Udinese, Genoa dhe Fiorentina.

Krasniqi ka realizuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në nëntë ndeshjet e luajtura për CFR Cluj në Superligën e Rumanisë. /gazetametro.net

Presidenti i CFR Cluj flet për Ermal Krasniqin: Vështirë të rezistojmë nëse vjen ndonjë ofertë joshëse

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë