Loading…

‘E ndalon feja’: Shefqet Krasniqi i heq unazën e arit nga dora moderatorit

  • 06/06/2021 | 23:29

‘E ndalon feja’: Shefqet Krasniqi i heq unazën e arit nga dora moderatorit

Hoxhë Shefqet Krasniqi ishte mysafir këtë javë në emisionin Kojshia Show që shfaqet çdo të diel në RTK.


Shefqet Krasniqi, me të hyrë në emision, i kërkon moderatorit të largojë unazën e arit nga dora.

“Ta kam parë edhe më parë që e mban në dorë një unazë të arit. Unazën e arit është e ndaluar me vendos një burrë. Ai që e ka një unazë të arit në dorë apo një zinxhirë ari në qafë, ai e ka një gacë të Xhehenemit në dorë apo qafë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“A pajtohesh ti që të mban një gacë në dorë”, i është drejtuar Krasniqi moderatorit Sadri Imeri, duke ia dhuruar një unazë argjendi si zëvendësim të asaj unaze të arit.

Hoxha i ka rekomanduar moderatorit që unazën e arit t’ia dhurojë gruas apo nënës.

Krasniqi më pas ka treguar tregime të profetit Muhamed në lidhje me ndalesën që iu ka bërë shokëve të tij për bartjen e unazës së arit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë