Loading…
E ngatërroi himnin e Shqipërisë me atë të Armenisë: Spikeri, nuk fjeta dy ditë
  • 12/09/2019 | 08:18

E ngatërroi himnin e Shqipërisë me atë të Armenisë: Spikeri, nuk fjeta dy ditë

Personi i quajtur Maks, i cili prej vitesh është spiker i stadiumit, që ka rrëfyer për ‘L’Equipe’ makthin që përjetoi ato momente kur ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, duke u shprehur se nuk ka fjetur dy ditë, trasnmeton Gazeta Metro.


GABIMI – Nuk më ka ndodhur kurrë në më shumë se 500 evente sportive. Bëra një gabim të madh. Të jem i sinqertë, nuk e dëgjova veten duke e thënë diçka të tillë. E kuptova vetëm pasi më thanë të tjerët minuta më vonë. Truri im ishte bllokuar në ato momente. Me zor po prisja ndeshjen e mbrëmshme me Andorrën. Njerëzit mendonin se mos do futesha sërish në panik, por unë doja një ndeshje tjetër. Isha i paduruar për ta  ndrequr, dhe nuk kam fjetur për ditë.

PASOJA – Diskutuam me drejtues të federatës, por gjithçka ishte normale. Nuk është se më pritën me ndonjë “armë” që tek dera. Të gjithë u treguan shumë të mirë me mua. Prioritet ishte që të kalonim me sukses ndeshjen me Andorrën dhe gjithçka skoi mirë. Gjithsesi, ai gabim më mbetet në mendje. Andorra më lejoi ta kaloj atë situatë, dhe të mos e mbaj më mendjen aty./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë