Loading…

‘E nivelit totalitar të qesharakes’: Media britanike u turpërua keq me këtë skandal

  • 31/12/2021 | 19:07

‘E nivelit totalitar të qesharakes’: Media britanike u turpërua keq me këtë skandal

Lexuesit e gazetës prestigjioze angleze, The Guardian, po akuzojnë atë se anuloi anketën ku ju kërkohej që të votonin “personalitetin e vitit’ pasi u kuptua se do të ishte shkrimtarja e famshme J.K. Rowling. Shembulli kryesor këtë i një fenomeni ‘të ri’ të ‘anulimit shoqëror’ në rast se nuk pajtohesh me doktrinën e preferuar, transmeton Gazeta Metro.


Sikur The Guardian të kishte dashur që ta dëshmonin atë që i akuzojnë me vite mediat tradicionale se janë të anshëm ndaj një ideologjie nuk do të mund ta bënin më mirë sesa me këtë veprim. Nuk pritej një reagim i tillë nga ta. Jo që nuk i ka ndodhur më parë The Guardian të kapet keq duke gënjyer apo propaganduar e pastaj tërhequr çfarë kanë shkruar. Kjo ishte fëmijërore nga ta.

“Na tregoni: Kush është personi i vitit 2021 për ju?” ishte titulli në ballinë i vendosur me 15 dhjetori, me nëntitullin “ Revista Tima zgjodhi miliarderin e Tesla Elon musk – por kush do të ishte zgjidhja e juaj?”

Pak kohë më vonë kur u kuptua se Rowling ishte larg në krye të kësaj gare popullariteti, forma e votimit u zhduk, siç u zhdukën edhe rezultatet. Një mesazh i shkurtër ishte vendosur nga Guardian “kjo formë është çaktivizuar ndaj çdo votimi të ri”.

The Guardian që njihet në përgjithësi për qasjen e qendrës së majtë, deri tani nuk ka ofruar ndonjë shpjegim pse hoqi anketën nga faqja kur Rowling po printe. Kjo nuk e ndaloi publikun që t’i tregojnë botës dyshimet e tyre.

Keq e pësuan The Guardian pasi nuk po ndalen britanikët së talluri me ta.

Shkrimtarja e njohur skoceze J.K. Rowling që ka aq ndikim të madh kulturor në botë është shembulli i fundit i një ‘kulture të anulimit’ të përhapur në perëndim, në SHBA posaçërisht, ku figura të njohura dhe të panjohura përjashtohen nga ‘rrethet e të ndriturve’ nëse nuk i nënshtrohen disa parimeve të dogmës. Shumë lehtë mund të përfundojnë pa karrierë figura të artit e të biznesit po ju shkoj mendja të deklarohen se janë pak konservator apo zoti i ruajt ‘të krishterë’. Turma e rrjeteve sociale hidhet në sulm pamëshirshëm dhe me rrjetet e krijuara me vite tani kanë ndikim edhe në biznes. Ndikimi i tyre tani armatoset me shkatërrim reputacioni dhe bizneset nga nevoja për t’iu shmangur skandaleve të akuzave për diskriminim nënshtrohen.

Rowling ka qenë në qendër të goditjeve me disa rrufe nga turmat anuluese këtë vit për refuzimin e saj që të mohoj realitetin e gjinisë biologjike. Së fundi ajo ngriti një kontroversë duke përqeshur policinë skoceze që lejonte që përdhunuesit e akuzuar të vet identifikohen si femra. Për transgjinorët bëhej fjalë.

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi. Individi që ju dhunoi është Grua” shkroi ajo në konton e saj në Twitter ku i referohej artikullit me titull “Absurditeti i regjistrimit të dhunuesve nga policia si gra”.

Aktivistët për të drejta të transgjinorëve janë hakmarrë ndaj saj pasi si një grua kokëfortë ka refuzuar të kapitullojë dhe të mbështetë agjendën e tyre. Kanë kërcënuar me bomba dhe kanë publikuar adresën e saj në media sociale. Si zakonisht Rowling me humorin e saj të errët që i vërehet edhe në romanet e saj u tall se aq shumë letra kërcënimi me vdekje kam pranuar sa mund të mbuloj shtëpinë. Kjo shtëpia që e përmendi shkrimtarja më e pasur në botë, është një pallat në të vërtetë mes Edinburgh.

I fundit ishte komiku më i famshëm në SHBA tani për tani Dave Chappelle, që hyri në telashe me ta. Bëri gabimin e madh të pajtohej me J.K. Rowling së pari, pastaj t’i tallte transgjinorët. Provoi Chappelle t’i bindte se tallja e tij ishte përfshirje në shoqëri pasi ai po i tall të gjithë, por kot. U rebeluan dhe kërkonin ta fshinin nga Netflix. Gati ja dolën. Filmin ja ndalën t’i shfaqej por s’mundën ta largojnë nga Netflix. Është shumë i popullarizuar dhe shumë profitabil.

Chappelle nuk është se anon djathtas në bindjet e tij politike, madje është i majtë dhe pajtohet me transgjinorët dhe kërkesat e tyre për mbrojtje nga diskriminimi. Por fjalën nuk lejon t’ia ndalin ama.

Nuk ishte vetëm The Guardian që i shmanget kontroversës, ose u pajtohet me ata që J.K. Rowling, më nuk duhet lejuar hapësirë mediale, gruas që ka shitur mbi 500 milionë kopje të librave anekënd botës, 7.7 miliardë vlerë e shitjes totale të librave pa përmendur filmat e produktet tjera. Brendi i Harry Potter sot ka vlerë në treg deri në 25 miliardë dollarë, i gjithi në pronë të Rowling.

E famshmi transmetues britanik BBC u përball me telashe kur botuan një artikull ku detajohej si grave lezbike po ju bëhej presion nga komuniteti LGBTQ që të kryejnë marrëdhënie seksuale me ‘gra’ transgjinore, pasi janë gra. Pa marrë parasysh gjenitalet apo penetrimin. Disa prej tyre kishin folur për BBC dhe kjo u bë skandal. Nuk u morr parasysh ndjenja e këtyre grave lezbike dhe tërheqja ndaj tyre. Janë ‘gra’ dhe rreshtohu me mendimin e drejtë e të ndritur ose të pret anulimi shoqëror.

Kjo nuk do të harrohet nga publiku që nuk e ka aspak të përzemërt këtë qasje dhe si duket. Kur pas ca kohe The Guardian shtroi një tjetër pyetje në Twitter: “Cila ishte gjëja më qesharake që keni parë në internet në vitin 2021?” në Twitter, shumë njerëz u përgjigjen me të njëjtën qasje si ky në vazhdim “Ajo kur The Guardian e tërhoqi çmimin e personit të vitit pasi JK Rowling fitoi shumë vota – ishte e nivelit totalitar të qesharakes”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë