Të kesh fëmijë është diçka e mrekullueshme, por edhe e lodhshme për prindërit. Të dyja këto dyfishohen nëse ke binjakë.
Për ta vertëtuar këtë, çifti nga New York, Jonathan dhe Susana Balkin, kanë publikuar një video të filmuar nga kamera e vendosur në dhomën e binjakëve të tyre.
Në një video e cila është bërë hit pas postimit të saj në Facebook, dallohen djemtë të cilët nuk i zë gjumi dhe “shkatërrojnë” dhomën e tyre disa herë, derisa vendosin të ngacmojnë njeri-tjetrin dhe më pas ndërhyjnë prindërit.
Kjo skenë edhe pse ka qenë e lodhshme për prindërit, kur kanë parë imazhet ata janë lumturuar edhe më shumë pasi kanë parë djemtë e tyre të bashkëpunojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin për të arritur qëllimet e tyre./gazetametro.net