Loading…

E pafat: Gruaja vdiq pasi u shpua nga ombrella e plazhit gjatë stuhisë

  • 12/08/2022 | 20:51

E pafat: Gruaja vdiq pasi u shpua nga ombrella e plazhit gjatë stuhisë

Një grua nga shteti i South Carolina në SHBA vdiq pasi një ombrellë e plazhit i ishte ngulur në gjoks. Ombrella ishte bartur nga era gjatë një stuhie të mërkurën në plazhin e Garden City, transmeton Gazeta Metro.


Tammy Perrealut ishte në plazhin e qytetit të popullarizuar turistik në South Carolina kur një ombrellë u shkëput nga vendi prej erës së fortë e cila iu ngul në gjoks për fat të keq.

Mediat amerikane raportojnë se 63 vjeçarja i mbijetoi incidentit të të mërkurës fillimisht dhe ishte ndihmuar nga profesionistë shëndetësor që rastisën në plazh por kishte vdekur një orë më pas në spital.

Ajo ishte një grua e respektuar në Garden City dhe lajmi ishte pritur keq nga banorët që kanë shkruar përkujtime prekëse për të.

Megjithëse, tingëllon si diçka e jashtëzakonshme – siç edhe është – nuk është e padëgjuar. Sipas statistikave në SHBA rreth 3 mijë persona në vit raportohen se lëndohen nga ombrella të tilla çdo vit.

Më 2016, një 55 vjeçare ishte vrarë nga një ombrellë plazhi gjatë një stuhie poashtu. Ky rast kishte nxitur debat dhe kërkesë rishikimi të sigurisë në plazhe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë