Loading…

E pahijshme: Vetura e Ambasadës Zvicrane nuk njeh rregulla, parkohet midis trotuari

  • 01/03/2020 | 17:04

E pahijshme: Vetura e Ambasadës Zvicrane nuk njeh rregulla, parkohet midis trotuari

Një veturë e tipit “Jeep” që vozitet nga zyrtarët e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, është parkuar në hapësirat e trotuarit të parregulluar, ku ndalohet parkimi, në lagjen Veternik të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Ashtu siç është publikuar një fotografi në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, shihet se sin ë rrugën që të dërgon për në qendrën tregtare “Albi Mall”, në pjesën e parregulluar të trotuarit ku nuk lejohet parkimi, është ndalur një veturë.

Ende nuk dihen shkaqet e parkimit të kësaj veture, vetëm pak metra jashtë parkingut gjigant të kësaj qendre tregtare.

Gazeta Metro ua sjellë pamjet e këtij rasti me anë të fotografisë së publikuar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë