Loading…
E papritur: E bija e presidentit amerikan, Ivanka Trump, mund të bëhet presidente e Bankës Botërore
  • 12/01/2019 | 20:51

E papritur: E bija e presidentit amerikan, Ivanka Trump, mund të bëhet presidente e Bankës Botërore

Lajme të papritura dhe të befasishme vazhdojnë të vijnë nga skena politke e SHBA’së. Tani mediat e huaja njoftojnë se e bija e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump mund të bëhet presidentja e ardhshme e Bankës Botërore, transmeton Gazeta Metro.


E bija më e madhe e presidentit amerikan është përmendur si pasuesja e mundshme e Jim Yong Kim, i cili u largua më herët këtë jave, tre vjet e gjysmë pas ardhjes së tij në pozitë.

Sipas Financial Times, emrat që po konsiderohen për postin përfshijnë Ivanka Trump’in, zyrtarin e Thesarit David Malpass, ish-ambasadoren në Kombe të Bashkuara, Nikki Haley, dhe të parin e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Mark Green, shkruan the Independent.

Bordi i Bankës Botërore ka thënë se presidenti i ardhshëm duhet të ketë ‘’përvojë të dëshmuar në lidership’’, ‘’përvojë në menaxhim të organizatave të mëdha me ekspozim ndërkombëtar dhe familjaritet me sektorin publik’’ dhe ‘’një përkushtim të fortë ndaj dhe vlerësim të bashkëpunimit multilateral’’.

Kandidatët e listuar do të intervistohen nga bordi para se të bëhet përzgjedhja finale. /gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë